Skadon afati për aplikim për masën 3 nga programi IPARD

Afati për parashtrim të aplikacionit të thirrjes publike për Masën 3 nga Programi IPARD, që i përket investimeve në mjete materiale në përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe peshkimi skadon sot, informon koha.mk

Marketing

Me thirrjen u mundësohet ndërmarrjeve vendore dhe kooperativave bujqësore të investojnë në hapjen e kapaciteteve përpunuese dhe pajisjes. Pesëdhjetë për qind e investimit do t’u bashkëfinancohet, gjegjësisht mjetet financiare me kërkesa personale ndahen si mbështetje e pakthyeshme financiare. Me këtë rast, 75 për qind e mjeteve nga instrumenti për ndihmë paraqasëse për zhvillim rural të Bashkimit Evropian IPARD 2014-2020, ndërsa 25 për qind nga Buxheti shtetëror.

Me Masën 3 nga Programi IPARD n disponim janë 13,2 milionë euro. Kjo ka të bëjë me kapacitetet përpunuese për qumësht, produkte qumështore, mish dhe produkte të mishit përfshirë edhe vetë dhe shpezë, fruta, drithëra, produkte të mullirit, verë dhe shirë. Në mënyrë plotësuese mbështetja financiare është rritur për 10 për qind nëse bëhet fjalë për investime në ndërtesa ose pajisje qëllimi i së cilës është që të përmirësohet efikasiteti energjetik.

Ekonomitë bujqësore kanë edhe 10- ditë për përgatitje të aplikacionit për Masën 1 “Investime në mjete materiale të ekonomive bujqësore”. Afati për parashtrim të aplikacioneve për këtë masë përfundon më 9 shkurt.

Marketing