Skandal/ Blerim Sejdiu i lë 13 muaj pa rroga këshilltarët

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu i cili dëshiron të vazhdojë edhe një mandat ka lënë plot 13 muaj pa rroga këshilltarët komunal.

Marketing

Këtë e ka bërë publike këshilltari i PDSH-së njëherit edhe kandidat për kryetar komune Medin Nazifi në Tv21.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe dega e BDI-së Zhelinë duke theksuar se buxhetii komunës së Zhelinës është katastrofal si rezultat i punës paushalle të kryetarit të komunës.

“Në debatin mes kandidatëve në TV 21 për Komunën e Zhelinës zotëri Medin Nazifi nga PDSH i cili është këshilltarë komunal në mandatin vijues deklaron LIVE se nuk janë paguar 13 muaj dhe se kryetari i komunës duhet të hyjë në librin Ginis për këtë.

Gjithashtu deklaroi para opnionit se kanë inicuar procedurë gjyqësore.

Kjo është dëshmi e pamohueshme se buxheti i komunës është në kondicion katastrofal si rezultat i punës paushalle të kryetarit të komunës” thuhet në reagimin e degës së BDI-së Zhelinë.