Skandal, mijëra maqedonas me adresë në një shtyllë elektrike në bullgari

Një kryebashkiak ka shkruar një shtyllë elektrike si adresë për maqedonasit të cilët janë në procesit e marrjes së shtetësive në Bullgari. Këtë skandal e ka bërë të ditur Katja Maneva për EU Observer, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Marketing

Ajo 11 vite ka qenë drejtoreshë e departamentit për shtetësi në kuadër të Ministrisë së drejtësisë.

“Mijëra njerëy janë regjistruar në adresë ku gjendej në shtyllë elektrike”, deklaroi Mateva, e cila në ministrinë e drejtësisë ka punuar deri në vitin 2016, kur edhe ka dhënë dorëheqje për të mos u përfshirë në këtë mashtrim.

Ajo thotë se paratë për nënshtetësinë bullgare janë dhënë në duar, në pikë të ditës dhe para institucioneve në zemër të Sofisë.

Mateva ka bërë të ditur se rreth 500 mijë njerëz gjatë cdo viti janë pajisur me shtetësi bullgare për të cilën kanë paguar 500 deri në 700 euro.

Deri më tani llogaritet se rreth 200 mijë maqedonas janë pajisur me shtetësi bullgare dhe tani punojnë në Shtetet Anëtare të BE-së.