Skandal në Francë, Presidenti i PSG akuzohet për rrëmbim dhe torturë

Presidenti i Paris Saint Germain Al-Khelaifi është vënë nën hetim për akuzën e rrëmbimit dhe torturës.

Marketing

Siç raportojnë mediat franceze, të hënën janë emëruar tre gjyqtarët hetues në Paris, të cilët do të shqyrtojnë akuzat e bëra nga lobisti franko-algjerian Tajeb Benab-Derrahman ndaj sheikut Al-Khelaif. Ai do të ishte torturuar në Katar në vitin 2020, pasi ai kishte disa dokumente që mund të komprometonin pozicionin e Al-Khelaifit.

Aktakuza pretendon se çështja lidhet me caktimin e Kupës së Botës 2022, por edhe me të drejtat televizive për Lindjen e Mesme të dy turneve të Botërorit të ardhshëm. Avokatët e Benab-Derrahman, Maïtres Romain Ruiz dhe Gabriel Vejnar, thanë se kaluan muaj duke u përpjekur për të sjellë çështjen në vëmendjen e drejtësisë franceze.