Skandal në Itali, gardianët rrahin barbarisht të burgosurin (FOTO)

Një rast skandaloz ka ndodhur brenda një burgu në Reggio Emilia në Itali, ku 10 gardianë kanë dhunuar barbarisht një të burgosur.

Marketing

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur gardianët e shtrijnë barkas të burgosurin dhe e godasin me shkela dhe grushta.
Të burgosurit i është vënë një këllëf jastiku në kokë, dhe qëllohet barbarisht. Më pas e zhveshin lakuriq dhe e tërheqin zvarrë nëpër koridor.

Sipas “La Reppublica” i burgosuri që ëhstë dhunuar është nga Tunizia, rreth 40 vjeç.

Prokuroria e Reggio Emilia, ka nisur një hetim ndaj 10 gardianëve të burgut, nga të cilët 8 prej tyre akuzohen për torturë.

Marketing