Një ngjarje që përmban përmasat e një skandali ka ndodhur në Shqipëri.
Kanë qenë një grup prindërish që ngrenë lidhur me vlerësimin e sjelljeve shëndetësore të fëmijëve në shkolla.
Sipas prindërve përmes një sondazhi që po bëhet në shkollat 9 vjeçare fëmijëve të moshave 11, 13 dhe 15 vjeç u janë shtruar pyetur nëse kanë kryer seks oral, vaginal, apo anal, si dhe u kërkohet mendim rreth ngacmimeve seksuale.
Ishte deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëkohësisht kryetarja e Komisionit për median, që përmes një letre drejtuar Ministrisë së Arsimit, kërkon një përgjigje të detajuar nga ky institucion.
“Një grup prindërish kanë adresuar një problem shqetësues, të cilin e konsideroj plotësisht legjitim, në lidhje me një studim kombëtar për “Vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore” që do të ndërmarrë instituti i Shëndetit Publik me mbështetjen e Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, ku nxënës të moshës, 11, 13 dhe 15 vjeç do t’u shpërndahet një pyetësor.
Në pyetjet 45 e në vazhdim, në një gjuhë që unë e konsideroj krejt të papërshtatshme për fëmijë në ato mosha, nxënësve u kërkohet të japin mendimin e tyre në lidhje me ngacmimet seksuale e madje shkohet dhe më tutje ku u kërkohet të përgjigjen nëse kanë kryer seks anal, vaginal apo oral”, thuhet në kërkesën e Vokshit.



