SKANDAL: Qerim Mamuti i koalicionit ASH-AAA e akuzon rininë e Sarajit se merret me lëndë narkotike (VIDEO)

Skandalet e kandidatëve për kryetarë të komunave nga koalicioni Alenca për shqiptarët dhe Alternativa nuk kanë të ndalur.

Marketing

Margaritarëve të skandaleve opozitarë u është bashkangjitur edhe kandidati për kryetar komune në Saraj nga ky koalicion Qerim Mamuti gjatë një debati rëndë ka ofenduar rininë e Sarajit duke i quajtur trafikantë droge.

Mamuti mes tjerash ka thënë:

“Rinia merren me lëndë narkotike”

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim Blerim Bexheti i cili ka kundërshtuar Mamutin duke thënë se rinia e Sarajit është e shkëlqyshme.

“Rinia e Sarajit është e shkëlqyeshme dhe jorastësisht komuna e Sarajit ka ndarë dhe i ka shtuar në mënyrë shumë të madhe mjetet për përkrahje të aktiviteteve sportive, kulturore, krijuesve letrarë, punimeve shkencore dhe për krejt këtë është shumë meritor dhe unë krenohem me rinini e Sarajit “ ka thënë Bexheti

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në Saraj Qerim Mamuti haron se pikërisht nga kjo rini që po i quan narko dilerë po kërkon vota, por rinia e Sarajit Mamuti do ti përgjigjet me 17 tetor duke i treguar gabimin që ka bërë me ofendimin ndaj tyre.