Skandal: Taravari në tubimin e partisë së Gruevskit në Gostivar

Ndodhi edhe kjo. Përkrah Mickovskit në tubimin e VMRO-DPMNE në Gostivar është shfaqur edhe sekretari gjeneral i ASH dhe kryetari në largim në Komunën e Gostivarit, Arben Taravari, shkruan opinionshqip.live

Marketing

Krahas tij, në rend të parë shfaqet edhe familjari i tij, Valbon Limani i cili është bartës liste i ASH për këshilltarë në komunën e Gostivari.

Prania e tyre në tubimin partiak të VMRO-DPMNE për njohësit e rrethanave politike në vend është një rast eklatant i vazalitetit politik, dhe sipas tyre kjo ndodh për herë të parë në skenën politike të shqiptarëve të Maqedonisë.