Skandal: Vetëm se e puthi të dashurën në rrugë, polici kosovar dënon me 450 euro mërgimtarin

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës i kanë shqiptuar një gjobë një mërgimtari në Prishtinë vetëm pse ai është puthur me të dashurën e tij.
Rasti ka ndodhur më 28 korrik afër një klubi nate në kryeqytet.
Për aktin e tij – puthjen, qytetari, shtetas i Suedisë, është gjobitur me 450 euro.

Marketing

Te përshkrimi i kundërvajtjes, oficerët e Policisë kanë shkruar: “I njëjti bënë sjellje të pa hijshme duke u puthur në publik edhe pse i është tërhequr vërejtja disa herë“.

Për shqiptimin e gjobës prej 450 eurosh policët janë thirrur në dispozitat e nenit 6 të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike.

Marketing