Skandali “Mafia”, Milloshovski: Kërkojmë revizion të rastit

VMRO – DPMNE kërkon revizion nga ana e BE-së për skandalin “Mafia” për hyrje të personave të inkriminuar në Maqedoninë e Veriut dhe pajisjen e tyre me pasaporta. Sipas deputetit, Antonio Milloshovski, ekspertiza që duhet bërë duhet të zbulojë lëshimet e sistemit kufitar i cili sipas tij rrezikon edhe regjimin pa viza.

Marketing

“Që ndonjë shtet anëtarë i BE-së, të mos suspendojë regjimin pa viza për shtetasit e Maqedonisë, kërkojmë që Maqedonia të ftojë drejtorinë për punë të brendshme të BE-së dhe një ekip ekspertësh të vijë e të bëjë revizion të mbarë aferës. Kështu do të zbulohej se cilat janë lëshimet e sistemit dhe si mundet një person me fletëarrest ndërkombëtarë të hyjë në Maqedoni pa u njohur, të merr dokument udhëtimi dhe të ik në drejtim që atij i përshtatet. Janë tre mashtrimet që i janë bërë sistemit të Interpolit dhe regjimit të vizave.”,- deklaroi deputeti i VMRO–DPMNE-së, Antonio Milloshovski.

Marketing