Skandali me fondet për fëmijët, dorëhiqet qeveria holandeze

Kabineti qeveritar holandez ka dhënë dorëheqjen pas skandalit se zyra e taksave të vendit ndoqi gabimisht mijëra familje për mashtrim.

Marketing

Mediat e huaja bëjnë me dije kryeministri Holandez Mark Rutte, në pushtet që nga viti 2010, dha dorëheqjen pasi doli që zyrtarët kishin ndjekur gabimisht mijëra njerëz për mashtrim.

Rutte thirri një takim të Kabinetit në Hagë, ku ministrat duhej të vendosnin mendimin e tyre për të dhënën dorëheqjen vetëm dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Sipas informacioneve mësohet se zyra e taksave Hollandeze kishte akuzuar mijëra familje për mashtrim për të siguruar përfitime për fëmijët midis 2013 dhe 2019. Ajo kërkoi nga qytetarërt që të bënin ripagesa të dhjetëra mijëra eurove, duke çuar shumë familje në borxhe të mëdha.

Një raport parlamentar e quajti atë një “padrejtësi të paparë” për të hequr dhjetëra mijëra euro pa u dhënë të akuzuarve një shans për të provuar pafajësinë e tyre.  Rutte, i cili ka qenë kryeministër që nga viti 2010, e përshkroi episodin si “të turpshëm”.

Presioni mbi koalicionin katër partiak të Rutte për të dhënë dorëheqjen u rrit të Enjten kur liderja e partisë Laburiste të opozitës, Lodeëijk Asscher, u largua.

Marketing