Skandali në M-NAV, flet Kovaçevski 

Menjëherë pasi ka dëgjuar nga mediat se nga M-NAV po mendojnë ta anulojnë konkursin ku tetë kandidat u përzgjodhën nga një kompani daneze si më të mirët dhe të cilët duheshin ta vazhdojnë trajnimin dhe më pas të punësohen në Agjencinë për kontrollin e fluturimeve, Kryeministri Kovaçevski i ka thirrur të tre drejtorët që të referojnë në Qeveri.

Sipas portalit “Sakam da kazham”, drejtorët kanë tentuar ta anulojnë konkursin për shkak se në mesin e këtyre tetë personave që janë përzgjedhur, nuk kanë qenë personat partiak që favorizoheshin nga drejtoria.

Marketing

“Unë mendoj se Bordi drejtueAs ka vepruar mirë me atë që e përfundoi konkursin ashtu si është filluar dhe siç ka qenë i notuar nga ana e konsultantëve danez. Unë që në javën e kaluar i kam thirru të tre drejtorët e M-NAV që të vijnë për të referuar në seancën të Qeverisë”, u shpreh kryeministri Kovaçevski.

Marketing