Skandali në Onkologji, Danillovski: Mjekët mos heshtin para krimit!

Epidemiologu Dragan Danillovski, duke komentuar skandalin në Onkologji konsideron se do të duhen vite që të rikthehet besimi te institucionet shëndetësore.

Marketing

“Të gjinden dhe me emër dhe mbiemët të shpallen fajtorët për këtë skandal, assesi nuk guxon të anashkalohet ky rast sepse në të kundërtën populli kur të hyn në ordinancë do të pyetet edhe ky mjek mos është i njejtë. Edhe ne puntorët shëndetësor nuk duhet të heshtim për kolegët tanë pjesmarrës në krim sepse veçmë edhe heshjtja është pjesmarrje në krim dhe poashtu edhe populli nuk duhet të hesht nëse një mjek i caktuar i kërkon mito” – u shpreh epidemiologu, Dragan Danillovski.

Skandali vështirë mund të zbardhet pa dëshmitarë të mbrojtur konsideron Epidemiologu Danillovski, sepse sipas tij ka kaluar shumë kohë dhe është e mundur që dëshmitë me shkrim të jenë asgjësuar.