Skandali në Onkologji, PTHP-ja vazhdon hetimin dhe analizën e provave

Prokuroria Themelore Publike njofton se në vazhdimësi po mbledh prova dhe po shqyrton pretendimet për dyshimet për keqpërdorimin e terapisë së pacientëve në Spitalin e Onkologjisë. Njoftojnë se në këtë drejtim punojnë një ekip i prokurorëve dhe hetuesve, të cilët kanë siguruar një numër të konsiderueshëm të historive të pacientëve dhe dokumentacion shtesë që është objekt i analizës.

Marketing

“Po merren edhe të dhëna nga historitë për trajtimin e grupeve të pacientëve, të cilët kanë pranuar terapi biologjike në Klinikë, si dhe histori mjekësore të rreth 40 pacientëve për të cilët po realizohet kontroll direkt e të dhënave të mjekimit.”.

Përveç një numri të konsideruar të pacientëve të cilët paraqiten vullnetarisht për të dëshmuar përvojën dhe dyshimet e tyre, në pyetje janë marrë edhe një numër i madh i të punësuarve në Klinikën e Onkologjisë dhe dy ekspertë.

“Në mënyrë plotësuese në vijim e sipër janë marrjet në pyetje edhe 20 pacientë të cilët deri në këtë moment vullnetarisht janë paraqitur në linjën telefonike të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, që me njohuritë e tyre të ndihmojnë hetimin.”.

Me qëllim të zbardhjes së tërësishme të rastit, nga PThP-ja njoftojnë se do të kërkojnë të dhëna edhe nga organet kompetente të Shqipërisë dhe Kosovës rreth pacientëve që janë mjekuar në RMV.

“Prokuroria Themelore Publike-Shkup, duke i shfrytëzuar kanalet për bashkëpunim ndërkombëtarë dhe këmbim të informacioneve, do të kërkojë të dhëna nga organet kompetente në Kosovë dhe Shqipëri për pacientë të këtyre vendeve të cilët janë mjekuar me terapi të caktuar në RMV, si dhe njohuri eventuale për shitjen ilegale të terapisë së paraparë për trajtim të pacientëve onkologjik në ato vende.”.

PThP-ja njofton se 3 pacientë dhe një i afërm i pacientit të Onkologjisë do të kyçen dhe do të kenë qasje direkte tek të gjitha dëshmitë e mbledhura gjatë procedurës. Janë kryer analizat në të dhënat kompjuterike që janë konfiskuar gjatë bastisjeve në tre lokacione, ndërsa institucionet kompetente janë angazhuar të kryejnë hetim financiarë. Në hetim do të kyçen edhe revizorët që kanë punuar raportin për gjendjen e konstatuar në Spitalin e Onkologjisë.

Marketing