Skandaloze: Marketi pastron mishin nga myku, për t’ua shitur përsëri konsumatorëve

Një market në Prishtinë është hasur duke shpërfillur higjienën për produktet që pritet të hidhen sërish në shitje.

Marketing

Sipas burimeve të lajmi.net, ky market në kuadër të së cilit vepron edhe një mishtore, ku nga pamjet një punëtor shihet duke pastruar mishin e tharë me ujë, e që pastaj dyshohet se i njëjti mish pritet të hidhet përsëri në shitje.

I njëjti burim, ka thënë se pastrimi i mishit të tharë në këtë market (emri i të cilit është i ditur për redaksinë) bëhet për të larguar mykun, që pastaj të ri-paketohet dhe të shitet.

Më poshtë gjeni pamjet e siguruara nga lajmi.net: