Skandaloze: Qeveria i zvogëlon shtesat e fëmijëve për t’i dëmtuar familjet me shumë fëmijë

Me ligjin e ri për shtesa fëmijësh nga qeveria e Zoran Zaevit i  cili është miratuar me 21 Maj nga parlamenti, familjet të cilat kanë tre e më shumë fëmijë do të marrin më pak para sesa që marrin tash vetëm për fëmijën e tretë, e në të njëjtën kohë zvogëlohet edhe buxheti mujor i shtetit për shtesa fëmijësh.

Marketing

Me ligjin e vjetër, familjet që kanë tre e më shumë fëmijë marrin afro 8300 Denar ( 134,60 Euro me kursin e sotëm të ndërrimit të valutës) në muaj për fëmijën e tretë. Të njëjtat familje nuk marrin asgjë edhe për fëmijët e tjerë (dy fëmijët e parë e as për fëmijën e katërt e të pestin).

Ligji i ri i hartuar nga Ministria për Çështje Sociale, përkatësisht nga ministrja Mila Carovska, në nenin 16 thotë se tash familjet do të marrin shtesa për të gjithë fëmijët, dhe shuma ndryshon varësisht nga numri i fëmijëve dhe varësisht nëse ata janë të moshës shkollore apo jo.

Neni 16 i ligjit:

Neni 31 ndryshohet dhe do të jetë:

“(1) Shuma e shtesave për fëmijët varet nga numri i fëmijëve në familje dhe moshës së fëmijëve.

(2) Nëse në familje ka një fëmijë të moshës shkollore sipas ligjit, shuma e shtesave të fëmijëve për një fëmijë është 1000 denarë në muaj, ndërsa për dy apo më tepër fëmijë në familje është 1600 denarë në muaj për të gjithë fëmijët.

(3) Nëse në familje ka fëmijë i cili nuk është në moshë shkollore, sipas ligjit, shuma e shtesave për fëmijë për një fëmijë është 1200 denarë në muaj, për dy apo më tepër fëmijë është 1900 denarë në muaj për të gjithë fëmijët.

(4) Nëse në familje ka dy ose më tepër fëmijë, të cilët nuk janë në moshë shkollore, shuma e shtesave për fëmijët për të gjithë fëmijët do të jetë 1600 denarë në muaj.

(5) Shuma e shtesave për fëmijët nga paragrafet (2), (3) dhe (4) të këtij neni përputhet me rritjen e harxhimeve për jetë për vitin e kaluar, të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar për vitin aktual.

(6) Në rast kur nuk ka rritje të harxhimeve për jetë për vitin e kaluar, nuk bëhet ndryshim të shumës të shtesave për fëmijët

Në pikat 2, 3 dhe 4, në formën e këtillë mbetet e pa qartë nëse për familjet që kanë dy e më shumë fëmijë shuma e përmendur është shuma totale për krejt fëmijët apo për secilin për fëmijët.

Në pikën 2, mbetet e pa qartë nëse 1600 denarë do të jetë shumë totale në muaj për “dy apo me tepër” fëmijët apo nëse secili nga fëmijët do të marrin nga 1600 denarë (25,90 Euro) në muaj.

Paqartësia mbetet e njëjtë edhe për pikën tre ku flitet për 1900 denarë (30,76 Euro), dhe pikën katër, po ashtu flitet për 1600 denarë (25,95 Euro) në muaj.

Ministrja Carovska më herët dhe para dy dite edhe LSDM-ja në një komunikatë tha se me draft-ligjin në të ardhmen do të marrin shtesa fëmijësh 73500 fëmijë.

LSDM komunikata:

Të dhënat e siguruara nga Zhurnal.mk para disa javëve nga burimet zyrtare thonë se janë 29120 fëmijë që marrin shtesa mujore për fëmijë (pra fëmija i tretë) në vlerë prej afro 8300 denarë (134,60 Euro) në muaj.

Prej tyre 47,03 % janë familje shqiptare; 32,97 % familje maqedonase  dhe 19,98 %  familje të etnive të tjera.

Por me ligjin e ri këto familje që kanë tre dhe më shumë fëmijë, dhe familjet e tjera që do të shtohen në 3 e më shumë fëmijë, do të marrin më pak para (shtesa fëmijësh) për çdo muaj sesa që kanë marrë vetëm për fëmijën e tretë sipas ligjit të vjetër, edhe pse do të marrin për secilin fëmijë për çdo muaj.

E prej familjeve më të goditura do të jenë familjet shqiptare të cilat pra përbëjnë afro gjysmën e familjeve në Maqedoni të Veriut që marrin shtesa fëmijësh për fëmijen e tretë, pra që kanë së paku tre fëmijë.

Buxheti i tashëm me ligj të vjetër thotë se shuma totale që qeveria paguan për 29120 fëmijë të tretë për shtesa fëmijësh është 3,919,552.00 Milion Euro për çdo muaj (pra afër katër milion euro në muaj).

Një matematikë e thjeshtë thotë se me ligjin e ri të qeverisë së Zoran Zaevit kjo shumë totale mujore do të zvogëlohet edhe nëse interpretimet e pikave 2, 3 dhe 4 të ligjit do të jenë optimale, pra nëse për secilin fëmijë do të jepen nga 1900 denarë në muaj  (30.81 Euro).

Nëse është për t’u bazuar në LSDM e cila para dy ditësh e përsëriti në një komunikatë se me ligjin e ri numri i fëmijëve që do të marrin shtesa fëmijësh do të rritet në 73500 fëmijë, atëherë sipas llogaritjeve del se për kaq fëmijë (73500) dhe 30.81 Euro për secilin për ta në muaj ( rastin optimal) shuma totale dhe maksimale në krejt Maqedoninë e Veriut për shtesa fëmijësh në muaj do të jetë 2,264,535.00 Euro milion për çdo muaj ( pra pak më shumë se dy milion e dyqind mijë euro).

Në rastin konkret një familje e cila aktualisht merr afro 134,60 Euro në muaj për fëmijën e tretë (dhe vetëm për atë), e njëjta familje me ligjin e ri dhe pas periudhës kalimtare do të marrë në rastin optimal një total prej 92,43 Euro në muaj për të tre fëmijët gjithsejtë (3×30,81 Euro), pra 42,17 Euro më pak për çdo muaj në krahasim deri më tash.

Por, meqë jo të gjitha familjet kanë nga tre e më shumë fëmijë por kanë më pak fëmijë, atëherë buxheti mujor që qeveria do të paguajë do të jetë edhe më i vogël, sepse pagesat, shtesat e fëmijëve zvogëlohen varësisht nëse familjet kanë 1 apo 2 fëmijë dhe ato bien në 1000 apo 1200 denarë varësisht a janë ata të moshës shkollore apo parashkollore.

LSDM komunikata:

U bënë gati dy muaj që ministrja Carovska po refuzon që të jap intervistë për Zhurnal.mk për këtë ligj i cili tashmë është miratuar në parlament javën e kaluar edhe me pajtimin e partive shqiptare.

Edhe zyra për shtyp e LSDM-së ka refuzuar që të jap sqarime për Zhurnal.mk për komunikatën e saj të para dy ditëve

Marketing