Skandal në elitën e futsalit vendor. Me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe Federatës së Futbollit në vend, nuk morri përsipër pagesën e PCR testeve për ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Parë të Futsalit, edhe zyrarisht është ndërprerë sezoni aktual 2020/2021.
🔵 Me këtë vendim, aktualisht skuadra e parë në tabelë, KMF Proekt Ciko shpallet padrejtësisht kampion, duke pasur parasysh se deri në mbyllje të sezonit kishin mbetur edhe 3 xhiro për tu zhvilluar, e për më tepër në xhiron e fundit kjo skuadër duheshe të diskutojë titullin me kampionët në fuqi të Futsal Shkupi në Çair.
🔵 Me këtë rast neve si klub reagojmë ashpër ndaj kësaj padrejtësie, që për habi të gjithë spordashësve erdhi me një vendim të ngutur nga ana e Qeverisë së Zoran Zaev, Фудбалска Репрезентација на Македонија dhe Министерство за здравство / Ministria e Shëndetësisë Komisionit për Sëmundje infektive, që nuk lejoi vazhdimin e kampionatit edhe në kushte kur numri i të prekurve nga Covid 19 është në rënie e sipër.
🔵 Për më tepër i njëjti Komision lejoi ndeshje të hendbollit, që gjithashtu luhen në ambient të mbyllur, por jo edhe ndeshjet e futsalit, e që drejtëpërdrejtë i bie që gjithçka është bërë me një qëllim të vetëm, për të ndaluar ekipin tonë që sërish të shpallet kampion.
🔵 Kur përmes referëve dhe presioneve të ndryshme nuk arritën të na ndalonin si klub për të vazhduar rrugëtimin tonë të kampionëve të vërtetë, në fund në ndihmë ju doli edhe Qeveria Zoran Zaev e ndihmuar nga FFM, që edhe përkundër se llogaritet si një ndër institucionet më të pasura në vend, nuk e pa të udhës për të ndihmuar klubet e Ligës së Parë në futsal, për të ju paguar PCR testet para çdo ndeshje kampionale, e për më tepër kur deri në fund kishin mbetur vetëm edhe 3 xhiro. Vërtetë mëkat për gjithë atë që po ndodh në vendin tonë, e ku për më tepër politika drejtëpërdrejtë përzihet në sport, e që të gjithë e dimë që kjo është një shkelje e rëndë. Për më tepër gjithë mundin tonë me ato probleme të shumta për gjatë këtyre viteve, dikush po na e zhbën vetëm brenda ditës.
🔵 Këtë padrejtësi neve si klub do ta paraqesim edhe në instancat më të larta të UEFA-s, pasi besojmë se drejtësia është në anën tonë dhe se e njëjta do të vie në shprehje.