Skema për korigjimin e kufirit të Kosovës po zbardhet, edhe Daçiç pas Vuçiçit i thotë “Po” Thaçit

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç thotë se mbështet propozimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili një ditë më parë u deklarua pro idesë së homologut kosovar Thaçi, për korigjim kufijsh. Vuçiç e promovoi idenë e me togfjalëshin “demarkacion me shqiptarët”.

Marketing

“Unë kam qenë avokat i kësaj për një kohë të gjatë, mendoj se është e vetmja zgjidhje e mundshme”, tha Daçiç për median e Beogradit.

Por kreu i diplomacisë së Beogradit bëri një diversion kur tha gjithashtu se pozicioni i SHBA për çështjen e Kosovës ka ndryshuar, pasi sipas tij, tani të gjithë e shohin palën kosovare si një faktor përçarës që refuzon të bëjë kompromis.

“Ka ndryshuar qëndrimi i Shteteve të Bashkuara, ku më parë besohej se çështja e Kosovës është zgjidhur dhe se ne duhet vetëm duhet ta njohim atë dhe kështu mbyllet ajo temë. Me administratën e re, ka angazhime për të parë të gjitha propozimet për zgjidhje më kreative dhe fleksibile. Kjo është ajo çfarë ne jemi duke kërkuar. Ndaj unë e mbështes këtë propozim, sepse është e vetmja zgjidhje e mundshme dhe shpejtë e cila largon problemin aktual akut”, tha Daçiç.

“Ne kemi një situatë që Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca janë etura për të gjetur një kompromis në dialogun që po modern BE-ja, por Gjermania dhe të tjerët thonë se nuk ka nevojë për të kryer një ndryshim të kufijve. Së pari ata e ndryshuan kufijtë e Serbisë …, e tani nuk mund të thonë se nuk duhet hapur Kutia e Pandorës, të cilën ata vetë e hapën me rastin e Serbisë”, theksoi Daçiç, duke u investuar kështu të bëjë viktimën në rastin e shpalljes së pavarërsisë së Kosovës me ndihmë ndërkombëtare.

Daçiç shton se ende nuk është e qartë se do të jetë e mundur të arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Tashmë dhe më këtë qëndrim të fundit nga Beogradi, po kristalizohet dhe më tej ajo që nuhatet; që Thaçi nuk e ka krejt nga vetja promovimin e idesë së korigjimit të kufijve. Diku është bërë një kompromis, që tashmë po nis të zbatohet në terren. /tesheshi.com/

Marketing