Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut pati skena kaotike në ditën e dytë të protestave masive antiqeveritare që kanë paralizuar një nga qendrat kryesore të transportit të Azisë.
Ekipet e policisë arritën pak para mesnatës, pasi mijëra demonstrues përmbyten ndërtesat e terminalit.
Fluturimet u ndryshuan për shkak të përleshjeve.
Tre burra u sulmuan nga turma e protestuesve. Për ata u tha që mbanin karta identiteti që tregonin se ishin oficerë policie nga Kina.
Policia e Hong Kongut ka pranuar vendosjen e oficerëve të maskuar si protestues antiqeveritarë gjatë trazirave në qytet.
Por redaktori i gazetës Global Times në Kinë tha se njëri nga ata që u sulmuan ishte një nga reporterët e tij i cili thjesht po bënte punën e tij.
Aeroporti, një nga më të frekuentuarit në botë, ka qenë vendi i protestave të përditshme që nga e premtja, shkruan BBC.
Ai është bërë fokusi i fundit i trazirave masive politike në Hong Kong që filluan 10 javë më parë dhe nuk që nuk po tregon shenja të ndaljes.