Skender Asani rizgjidhet drejtor i ITSHKSH-së

Këshilli i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), bazuar në kompetencat ligjore, sot rizgjodhi Skender Asanin në pozitën e drejtorit të Institutit.

Marketing

Sipas raportit të komisionit konkurrues, në konkursin e shpallur publik më 4 gusht të këtij viti, kishte konkurruar vetëm kandidati i lartpërmendur, i cili i kishte plotësuar kushtet e parapara me ligj.

Rizgjedhja e Asanit në mandatin e ri katërvjeçar, u bë njëzëri nga të gjithë anëtarët e brendshëm dhe të jashtëm të Këshillit të Institutit.

Në programin e punës së paraqitur nga Asani, theksohej angazhimi për zhvillimin e mëtejshëm të Institutit në planin vendor dhe ndërkombëtar, organizimi i konferencave, botimet shkencore, zgjidhja e çështjes së objektit të Institutit, shtimi i stafit akademik, etj.

Skender Asani nga Shkupi, është doktor i shkencave historike, pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore, autor i disa librave shkencor – historik, dhe në marrëdhënie të rregullt pune në ITSHKSH që nga viti 2008, theksohet në kumtesën e ITSHKSH-së.

Marketing