Agjencia e Lajmeve Zhurnal nga burime partiake mëson se deputeti i AlterNativës, Skender Rexhepi – Zejd, nuk do të mbështesë shumicën e re në të cilën është përfshir partia kontraverse “Levica” e Apasievit.
Siç thonë burime tona, ai është kategorikisht kundër një bashkëpunimi me partinë “Levica”, parti e cila njihet tashmë botërisht se është anti NATO, anti BE dhe Anti amerikane, kundër Marrëveshjes së Prespës, Ohrit, Gjuhës Shqipe, dhe se do të kërkon nga partia e tij të tërhiqet nga kjo marrëveshje, përcjell Zhurnal.mk.
Nga i njejti burim theksohet se deri në momentin e mbledhjes së shumicës në kuvend për të firmosur shumicën e re, AlterNativa si parti nuk ka qenë e njoftuar se në këtë shumicë të re është e përfshirë edhe “LEVICA” e Apasievit, por kanë pasur informacione se do të përfshihet PLD e Goran Milevskit. Kurse tani deputeti Zejd kërkon që partia e tij të tërhiqet nga shumica përndryshe vota e tij nuk do të jetë për këtë qeveri.