Skenderaj anulon mbrëmjen muzikore “Ditët e Mërgatës”, shkak vrasja e Faton Hajrizit

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se sot është anuluar mbrëmja muzikore në kuadër të muajit “Ditët e Mërgatës”.

Sipas Nurës, deri te anulimi i kësaj mbrëmjeje ka ardhur për shkak të vrasjes së qytetarit nga komuna të cilën ai e udhëheq, Faton Hajrizi.

“Për shkak të ngjarjes së sotme të vrasjes në Serbi të bashkëqytetarit tonë, Faton Hajrizi, dhe në shenjë të respektit ndaj familjes së tij të ngushtë, veçanërisht ndaj prindërve, mbrëmja e sontme muzikore në kuadër të muajit “Ditët e Mërgatës” anulohet plotësisht”, shkroi Nura, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se pa gjykuar asnjë fragment të jetës së tij, Faton Hajrizi ishte qytetar i komunës së Skenderajt.

“Aktivitetet e parapara për bashkatdhetarë do të vazhdojnë nga dita e nesërme”, shkroi Nura.

Gjatë ditës së sotme, i arratisuri nga Burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi është vrarë nga autoritetet policore të Serbisë.

Mesnatën e të mërkurës, Hajrizi dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe e ka plagosur një tjetër.

Marketing