Skënderbeu prezanton katërt transferimet e reja

Skënderbeu ka prezantuar 4 afrimet e para në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për futbollistët Vangjel Zguro, Agbodzie Abei, Melos Bajrami dhe Leard Sadriu.

Marketing

Ka qenë vetë klubi korçar që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka prezantuar prurjet e reja në merkato. Të 4 futbollistët e rinj bardhekuq janë bashkuar me ekipin në stërvitje.

Pogradecari Zguro është futbollist me eksperiencë në Superiore, i cili vitet e fundit i ka kaluar në futbollin amerikan.

Për sa i përket Bajramit dhe Sadiut, i pari, vjen nga radhët e klubit të Ballkanit në Kosovë, ndërsa Sadriu, vitet e fundit ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës dhe gjithashtu bën pjesë në përfaqësuesen U21 të Kosovës.

Ndërkohë futbollisti ganez Abei, aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit.

Marketing