Skenë si nëpër filma! Banda kriminale sulmon furgonin që transportonte para dhe grabisin ngarkesën, zjarr dhe të shtëna

Një skenë si nëpër filma ndodhi pranë Livornos në Itali.

Marketing

Në bypass-in Aurelia në San Vincenzo pasditen e sotme një grup i armatosur ka sulmuar dy furgona të blinduar të kompanisë Battistolli, të cilët sipas mediave vendase transportonin paratë e pensioneve në zonën e Grosseto-s.

Në videon e publikuar nga Presidenti i Qarkut, Eugenio Giani, shfaqen momentet dramatike të bandës në aksion.

Në rrugë dëgjohen të shtëna. Ata më pas djegin furgonin e bardhë dhe largohen me tri makina.

Ata arritën të grabisin paratë në vetëm pak minuta.

Nuk raportohet për të lënduar nga ngjarja e rëndë, ndërsa në zonë shkuan ambulancat, policia dhe zjarrfikësit.

Marketing