Skiatori Dardan Dehari i katërti në Sllallom

Skiatori Dardan Dehari ka shënuar sukses mjaftë të mirë në garat e organizuara në Kolashin të Malit Zi. Ai në disiplinën e sllallomit u rendit i katërti. Pikët e fituara janë të vlefshme për plotësimin e normës “B” olimpike. Gara e radhës është në sllallom të madh.

Marketing

Skiatori më i mirë në Maqedoninë e Veriut Dardan Dehari i cili është shumë pranë plotësimit të normës B, për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore “Peking 2022” që do të mbahet nga data 4 deri 20 shkurt 2022, vazhdon përgatitjet në Qendrën e skijimit Kolashin në Mal të Zi, ku edhe është pjesëmarrës i garave që vlerësohen me pikë Federata Ndërkombëtare e Skijimit. Skiatori tetovar në garën e slallomit pas dy lëshimeve ariiti i të pozicionohet i katërti që konsiderohet rezultat i mirë pasi pikët e fituara hynë në kalkulim për grumbullimin e pikëve të nevojshme për plotësimin e normës olimpike.

Në Sllallom fitues doli boshnjaku Marko Sljiviq me rezultatin e përgjithshëm 1 minutë, 22 sekonda e 20 të qindtat, para hungarezit Tamas Trunk dhe grekut Ioannis Proios, ndërsa i katërti doli Dardan Dehari me rezultatin e përgjithshëm 1 minutë, 24 sekonda e 91 të qindtat. Dy garuesit tjerë nga Maqedonia e Veriut , Mirko Llazarevski doli i nënti, ndërsa Viktor Petkov u rendit i dhjeti në renditjen përfundimtare ku morën pjesë 41 skiatorë nga vendet e ndryshme./KlanMacedonia/

Marketing