Skopje befason Strugën

Skopje befason Strugën

Skuadra e Skopjes ka befasuar Struga Trim Lum, duke marrë një pikë pas barazimit 1:1 në ndeshjen e zhvilluar në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” të FFM-së.

Për ekipin nga Autokomanda kjo është pika e parë pas rikthimit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të xhiros së dytë.

Struga e nisi ndeshjen në mënyrë sulmuese dhe krijoi disa raste të mira, por portieri Kristijan Naumovski ishte në formë të shkëlqyer, duke ndalur disa tentativa të rrezikshme dhe duke mbajtur rezultatin 0:0 në pjesën e parë.

Rezistenca e Skopjes u thye në minutën e 55-të, kur Hristijan Maleski realizoi për epërsinë 1:0 të Strugës.

Në minutën e 63-të, Bunjamin Shabani shënoi edhe golin e dytë për Strugën, por ai u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.

Vetëm pak çaste më vonë, Skopja arriti të barazojë përmes Omar Beroviqit, i cili realizoi me kokë për 1:1.

Deri në fund të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe ndeshja përfundoi me ndarje pikësh. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF