Shkëndija triumfon ndaj Vardarit në derbin e parë të sezonit

Shkëndija triumfon ndaj Vardarit në derbin e parë të sezonit

Shkëndija ka shënuar fitore të madhe në derbin e parë të sezonit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, duke e mposhtur Vardarin me rezultat 2:0 në Arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Vardari e nisi më mirë ndeshjen dhe krijoi disa raste, ndërsa mundësinë më të mirë e pati Gerson Rodrigues, por portieri Ramani reagoi me sukses.

Shkëndija u bë më e rrezikshme në fund të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë trajneri bëri disa ndryshime që rezultuan vendimtare.

Pas një kundërsulmi, Ndzengue asistoi për Fabrice Tamba, i cili realizoi për epërsinë 1:0 të tetovarëve.

Vardari pati mundësi të barazojë menjëherë pas golit, por Ramani ndali tentativën e Pires.

Në minutën e 77-të, Tamba doli sërish i vetëm përballë portierit të Vardarit dhe me një parabolë të bukur realizoi për 2:0. Goli fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit me VAR u pranua.

Shkëndija deri në fund e ruajti epërsinë dhe regjistroi një fitore të rëndësishme në garën për titull, ndërsa rezultati mund të ishte edhe më i thellë pasi tetovarët krijuan edhe disa raste të mira për shënim. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF