“Një President për të gjithë”, Kusari kërkon votën për Bekim Sejdiun

“Një President për të gjithë”, Kusari kërkon votën për Bekim Sejdiun

Kryetarja e partisë Alternativa, parti kjo që është në kualicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Mimoza Kusari I ka ftuar të gjithë deputetët ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut, një President për të gjithë Kosovën, që respekton Kushtetutën, forcon institucionet dhe bashkon qytetarë.

Ajo ka shkruar në Facebook se kandidatura e Prof. Dr. Bekim Sejdiut meriton mbështetje, sepse Kosovës i duhet një President që përfaqëson shtetin përtej ndarjeve partiake.

“Me përvojë si profesor i së drejtës, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, diplomat dhe Ambasador i Kosovës, Prof. Sejdiu sjell integritet, profesionalizëm dhe përvojë institucionale.

Në këtë moment, zgjedhja e Presidentit duhet të jetë mbi interesat partiake. Duhet të jetë zgjedhje për Republikën”, ka shkruar ajo. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF