Skriningu dypalësh me BE-në, ministri Besimi në Bruksel

Sot dhe nesër në Bruksel, ministri i Financave, Fatmir Besimi kryeson delegacionin e vendit në skriningun bilateral për kriteret ekonomike dhe reformat në administratën publike si dhe kontrollin financiar. Ministria e Financave është institucion kryesues në këta kapituj të skriningut bilateral, i cili filloi me klasterin e parë në muajin nëntor të vitit 2022. Fusha e kritereve ekonomike përfshihet për herë të parë në negociatat aderuese.

Marketing

“Menaxhimi ekonomik është thelbi i kritereve ekonomike, prandaj Ministria e Financave i kushton shumë rëndësi koordinimit të dy proceseve kyçe, zbatimit të Programit të reformave ekonomike dhe vlerësimit të harmonizimit të kritereve ekonomike për aderim, tha ministri i Financave në fillim të skriningut bilateral për kriteret ekonomike.

Ai thekson se dialogu i rregullt ekonomiko-financiar me Komisionin, duke shfrytëzuar sinergjinë nga përcaktimi i rekomandimeve të përbashkëta, kontribuoi në determinimin e kapaciteteve të shtetit drejt zbatimit të reformave më prioritare, të cilat kanë ndikim në rritjen e rritjes ekonomike dhe konkurrencës së vend.

Duke theksuar ndikimin e krizës në vitin e kaluar ndaj arritjes së rezultateve të dëshiruara ekonomike, ai theksoi se pas stabilizimit të zhvillimeve globale, pritet që në vijim strategjitë e përcaktuara dhe masat e planifikuara të japin rezultatet e synuara.

“Kur flasim për rritjen dhe zhvillimin ekonomik, nuk bëhet fjalë për proces që duhet të arrihet gjatë një viti, por bëhet fjalë për proces afatgjatë të ndryshimeve strukturore, që do të japin rezultate të qëndrueshme. Karakteri afatshkurtër i Buxhetit dhe përcaktimi i tij mbi dokumentet strategjike, siç janë: Plani i qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, Plani i invstimeve publike dhe Plani i përshpejtimit të rritjes ekonomike, si kornizë e përgjithshme paraqet hap të rëndësishëm në përpjekjet e arritjes së qëllimeve”, theksoi ministri.

Ai iu referua reformës tatimore, në kuadër të të cilës këto ditë u prezantuan: koncepti i ri, aktivitetet që ndërmerren me qëllim të përmirësimit të menaxhimit me investimet publike, plani aksional për ballafaqim me ekonominë joformale, si dhe aktivitetet që ndërmerren në sektorin e energjetikës.

Ministria e Financave, nesër do të marrë pjesë në skriningun bilateral për kapitullin mbi reformën e administratës publike dhe kapitullin 32 i cili i referohet kontrollit fiskal. Skringu bilateral është hapi i parë në procesin e negociatave aderuese në BE. Skriningu bilateral do t’u mundësojë vendeve kandidate që të njihen me ligjet dhe standardet e BE-së dhe detyrimet që rezultojnë nga to, si dhe me nivelin e gatishmërisë së vendeve dhe planet e tyre për harmonizimin e mëtejshëm. Në këtë proces,  Ministria e Financave është institucion kryesues në tetë fusha, përkatësisht kapituj në katër klasterë, nga gjithsej gjashtë të tilla në këtë proces.