Skriningu/ Kapitulli 16, Selami dhe Llukarevska në Bruksel

Me fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, si pjesë e skriningut të Komisionit Europian, një nga 35 kapitujve është edhe kapitulli i 16 i cili përfshin Tatimin.
Për këtë arsye zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami bashkë me drejtoreshën Sanja Llukarevska dhe një pjesë të stafit të këtij institucioni  gjenden  në Bruksel për të realizuar edhe këtë obligim si pjesë e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.
Kapitulli i 16, përfshin rregulla për tatimin jo – të drejtpërdrejtë dhe njihet si VAT (value-added tax) apo TVSH (Tatimi i Vlerës së Shtuar) dhe përcakton të drejtat dhe detyrimet. Më shumë ndryshimet vlejnë për taksimin e produkteve si duhani, pijet alkoholike dhe energjinë. Në disa raste të taksimit të drejtpërdrejtë ka disa rregullore që parandalojnë taksimin e dyfishtë dhe të dëmshëm për qytetarët dhe për bizneset. Gjithashtu, si pjesë e reformave është mënyra se si të detektohen kompanitë fiktive dhe lufta ndaj këtyre kompanive.
‘Reformat në tatim kanë rëndësi edhe në modernizimin dhe digjitalizimin e tregtisë ku përfshihen edhe pako të TVSH-së për tregtinë elektronike, si dhe vendime për lirimin nga TVSH për import.
Drejtoria e të Ardhurave Publike me përkushtim do të vazhdojë si për reformat tjera ashtu edhe për këtë reformë me qëllim të plotësimit të detyrave që kemi si parakusht për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian!- shkruan Selami.
Marketing