Skuadra e njohur angleze rikthen interesimin për Vedat Muriqin

West Bromwich Albion ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Ylli i Kombëtares së Kosovës ka shfaqur formë të lartë këtë sezon në Superligën e Turqisë, në fanellën e Fenerbahce.

Marketing

Është “Hurriyet” që raporton për interesimin e WBA për Muriqin.

WBA është pjesë e Championship, por është rrugës së mirë për rikthim në Premierligë, ndërsa për trajner kanë kroatin Slvan Bilic.

Interesim për Muriqin kanë shprehur edhe Tottenham dhe Lazio.

Muriqi këtë sezon në Superligën e Turqisë ka shënuar 15 gola.