Pasi ka goditur fuqishëm Premier Ligën dhe La Ligën, pandemia Covid-19 ka filluar shtrirjen sërish edhe në kampionatin italian të futbollit, Serie-A.
Është skuadra e Torinos ajo e cila ka lëshuar një komunikatë zyrtare përmes së cilës ka bërë të ditur se brenda skuadrës janë paraqitur katër raste pozitive me koronavirus.
Torino njoftoi se dy anëtarë të bordit, një futbollist dhe një anëtar i stafit rezultuan pozitivë me Covid-19 pas tamponit molekular të kryer mëngjesin e së mërkurës.
Ata do të respektojnë periudhën e izolimit në shtëpinë e tyre në marrëveshje me autoritetin shëndetësor vendas.