Tashmë është zyrtare skuadra e Nottingham Forest ka siguruar inkuadrimin në Premier League pas 23 viteve pasi që mposhti Huddersfieldin me rezultat 0-1.
Në ‘Wembley’ u zhvillua sonte ndeshja finale e ‘play-offit’ mes Huddersfield dhe Nottingham Forest dhe kjo e fundit falë një autogoli të shënuar nga Levi Colwill në minutën e 43’të, siguroi elitën e futbollit anglez.
Jo pak njerëz janë të vetëdijshëm që Nottingham Forest është skuadra e cila ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve në sezonet 1978/79 dhe 1979/80.
Këtë sezon ata në sezonin e rregullt në Championship kishin përfunduar në pozitën e katërt me 80 pikë, ndërsa Huddersfield në vendin e tretë me 82 pikë.
Në gjysmëfinale të ‘play-offit’ skuadra e drejtuar nga Steven Cooper kishte mposhtur Sheffield United me rezultat të përgjithshëm 4-3, kurse Huddersfield kishte shënuar fitore ndaj Luton me rezultat të përgjithshëm 2-1.