Skuadra spanjolle që pretendon të rifillojë ndeshjet me tifozë

Tashmë është hedhur një hap përpara drejt rifillimit të kampionateve të ndryshme, të cilat u bllokuan për shkak të pandemisë Covid-19. Disa prej tyre veçse kanë vendosur edhe orarin e ndeshjeve,

Marketing

Por presidenti i Las Palmas, Miguel Angel Ramirez ka një plan tjetër. Ai nuk dëshiron të rifillojë pa praninë e tifozëve në stadium.

Ramirez planifikon që nga ndeshja e parë më 13 qershor kundër Girona në Segunda Division, të zhvillohet me dyer të hapura.

“Tifozët do të jenë në gjendje të vijnë në stadium për të mbështetur ekipin e tyre kundër Girona”.

”Ishujt Kanarie janë të sigurt, ne mund të bëhemi i vetmi stadium midis ligave të mëdha që mund të luajmë përsëri me dyer të hapura. Ne do të respektojmë gjithçka që kërkojnë autoritetet dhe se do të përfshihet në protokollin e La Ligës “, tha ai në radio zyrtare të klubit spanjoll.