Skuadrat kuqezi me pikë maksimale

Sot u zhvilluan 5 ndeshje të javës 6-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbin e zhvilluar në stadiumin në Çair, skuadra e Vardarit shënoi fitore në transfertë, duke mundur FC Shkupin me 2-1. “Kuqezinjët” kishin epërsi të dyfisht falë golave të Cvetanovskit dhe Micevskit nga penaltia, para se Besar Iseni të shënojë golin e vetëm për vendasit. Në derbin lokal të Tetovës, Shkëndija mundi Renovën me 2-0. Armend Alimi shënoi golin e parë, ndërsa Besart Ibraimi , nga penaltia, siguroi fitoren e dytë për kampionin aktual. Ndërkohë Struga Trim Lum në terrenin vendas, nuk shkoi përtej një barazimi pa gola me liderin aktual, skuadrën e Akademia Pandevit. Në përballjet e tjera, Sileksi me 3-0 mundi Borecin, ndërsa Rabotniçki minimalisht mundi Makedonija Gjorçe Petrovin, falë golit të shënuar nga Markoviç. Ndryshe tre skuadra mbyllen takimin pa një lojtarë, pasi që arbitrat kryesor ndëshkuan futbollistët e tyre me karton të kuq.
Liga e Parë – Java 6

Marketing

FC Shkupi 1-2 Vardari

Renova 0-2 Shkëndija

Struga Trim Lum 0-0 Akademia Pandev

Sileksi 3–0 Boreci

Rabotniçki 1-0 Makedonija Gj.P.

Marketing