​Skuqet Mbappe, gati ka thyer këmbën e kundërshtarit

Alaves dhe Real Madrid po zhvillojnë ndeshjen në kuadër të xhiros 31 të La Ligës në futboll.

Skuadra mysafire kaloi në avantazh në minutën e 34-të, kur Eduardo Camavinga shënoi një gol të shkëlqyer.

Real mbeti me dhjetë lojtarë në fushë katër minuta më vonë, pasi Kylian Mbappe ndërhyri keq ndaj Antonio Blanco, raporton KosovaPress.

Sulmuesi francez, një nga yjet më të mëdhenj të futbollit, u përjashtua pas shikimit të VAR-it.

Blanco ka shpëtuar fatmirësisht pasi nuk i është thyer këmba. Ishte kartoni i tretë dhe i katërt direkt për Mbappe në karrierën e tij, pasi mori tri të mëparshmet në Ligue 1 dhe kupat e Francës, ndërsa ai ka gjithsej 50 kartonë të verdhë.

Marketing