Në janar të këtij viti, “Skype” lajmëroj se është duke punuar që përdoruesve të saj të ju ofroj biseda të koduara. Tani kjo risi është mundshme për të gjithë përdoruesit e Skype.
Për të zgjedhur këtë mundësi shkoni në ‘Menu” dhe e zgjidhni opsionin ‘New Private Conversation’. Me personin që doni ta bëni këtë, do t’i shkojë një ftesë dhe nga ai moment biseda juaj dhe thirrjet midis jush do të jenë të koduara deri në momentin kur e ndalni.
Edhe më herët “Skype” kishte bërë diçka të tillë por ky opsion tani është më i sigurt pasi mesazhet mund të shihen vetëm nga dërguesi dhe pranuesi.
Sistemi me biseda të koduara e kanë edhe “Facebook” dhe “iMessage”.