Sllogani me zemër për Tetovën doli “sopatë për Tetovën”

Rindërtimi i rrugës Strasho Pinxhur në Tetovë filloi me prerjen e 40 drunjve të mëdhenj dhe të vegjël që ishin në trotuare, gjë që shkaktoi revoltë të madhe te banorët. Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se kjo ishte e nevojshme kur bëhej fjalë për rikonstruimin e plotë të rrugës.

Marketing

Rruga Strasho Pinxhur ndodhet në qendër të qytetit dhe ishte një nga rrugët më të gjelbëruara falë tridhjetë pemëve të mëdha që u mbollën këtu vite më parë.

Këshilltarët nga Lëvizja “Më mirë për Tetovën” të cilët janë pjesë e Këshillit të Komunës së Tetovës nuk pajtohen me këtë procedurë të prerjes së drurëve të cilën e cilësojnë si krim.

“Në vendet europiane dhe në mbarë botën, drunjtë evidentohen në një regjistër ku klasifikohen sipas cilësisë, vjetërsisë dhe kritere të ngjashme. Në qytetin tonë drunjtë priten në çdo moment pa dhënë përgjegjësi askush. Shpresojmë që prerja e mëtejshme e drunjve të ndërpritet dhe të merren masat e duhura. Drunjtë nuk duhej të priteshin pasi nuk u ndryshua profili i rrugës, vetëm u rikonstruktuan materialet, ndaj në këtë rast linja e pemëve duhej të mbetej. Kjo për shkak se është e paraparë me ligj. Kryetari thotë se do të mbjellë drunj adekuat, që do të thotë se i duhen drunjve që rriten në plantacione deri në 10 vjet dhe duke ditur se çfarë problemesh financiare ka komuna, nuk ka mjete financiare për të financuar dhjetëra mijëra euro për një dru – ka deklaruar Hamdi Sulejmani nga Lëvizja “Më mirë për Tetovën”.

Marketing