Sllovaku Pinter është qendër mbrojtës i ri i Shkupit

Derisa ekipi është në fazën e parë të përgatitjeve, menaxhmenti i klubit ka vazhduar punën në afrimin e futbollistëve cilësor, për të formuar një skuadër garuese dhe konkurruese.

Marketing

Pas përforcimit të parë që prezantuam ditë më parë, me Arbi Voshën bardhekaltër, sot ju prezantojmë me një tjetër përforcim të radhës. Fjala është për futbollist qendër mbrojtës, sllovakun Michal Pinter.

Futbollisti 29 vjeçar që vjen nga skuadra e kategorisë më të fortë sllovake, Zlate Moravce, do të jetë një shtyllë e fortë për mbrojtjen tonë.

“Para se gjithash, ajo që dua të them se jam shumë i lumtur për mundësinë që më është dhënë të jem pjesë e skuadrës së Shkupit. Jam shumë i lumtur që gjendem këtu, shpresoj të kem shëndet dhe të jem në gjendje që të ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë me atë që di ta bëjë. Nuk kam luajtur futboll këtu do muajt e fundit, më ka munguar futbolli dhe jam duke pritur me padurim të filloj. Mezi po pres të nisi me stërvitjen e parë, kështu që le të fillojmë mbarë”, është shprehur sllovaku Pinter.

Pinter gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me ekipin e Liptovsky. Gjatë karrierës së tij ka 195 paraqitje me 11 gola të shënuar dhe katër asistime.

Shkupi dhe Pinter kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa ai tani më është nën urdhrat e trajnerit Cihat Arsllan, i cili beson se do të jetë një shtyllë e fortë e mbrojtjes së ekipit tonë.