Sllovenia do ta ratifikojë Protokollin inkuadrues për NATO-n

Sllovenia sot pritet në seancë të jashtëzakonshme në Parlament ta ratifikojë Protokollin për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO. Me këtë, Sllovenia do të jetë vendi i dytë anëtar i Aleancës, i cili pas Greqisë do ta ratifikojë Protokollin inkuadrues për NATO-n.

Marketing

Ligji për ratifikimin e Protokollit dje mori dritë të gjelbër nga Komisioni parlamentar për politikë të jashtme në Parlamentin slloven.

Në seancën në Kuvendin shtetëror pritet të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni.

Sipas paralajmërimeve nga Shqipëria, të enjten Protokollin inkuadrues duhet të ratifikohet edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Mediat shqiptare njoftuan se protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në NATO tashmë ka marrë dritë të gjelbër nga Komisioni ligjdhënës parlamentar dhe se të enjten është caktuar seancë në Parlament.