​Sllovenia trondit Austrinë, dërgon Norvegjinë në krye të Ligës së Kombeve

Futbollistët e Austrisë barazuan sonte me Slloveninë në Vjenë, ndërsa Norvegjia mposhti si vendëse Kazakistanin 5:0, në dy ndeshjet e fundit të grupit 3 të nivelit të dytë të Ligës së Kombeve, dhe norvegjezët fituan kështu vendin e parë dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën A të Kombeve.

Marketing

Austria shkon në play-off për të hyrë në renditjen A si e dyta në grup, Sllovenia do të luajë në play-off për të qëndruar në renditjen B, ndërsa Kazakistani zbret në renditjen C.

Austriakët erdhën në epërsi me golin e Romano Schmid në minutën 28, ndërsa Sllovenia barazoi 9 minuta para fundit të ndeshjes me golin e Cerin, duke rrëmbyer kështu Austrisë dy pikë kyçe në luftën për vendin e parë.

Nëse skuadra e trajnerit Matjazh Kek do të kishte fituar, atëherë do të renditej e dyta dhe Austria do të zbriste në vendin e tretë.

Norvegjezët ndërkaq u përballën lehtë me kazakët, të cilët fituan vetëm një pikë në gjashtë ndeshje. Erling Haaland realizoi het-trik në minutat 23’, 37’ dhe 71’, ndërsa dy golat e tjerë i shënuan Alexander Sorloth 41’ dhe Antonio Nusa 76’.

Marketing