Smoothie natyrale kundër pagjumësisë

Stili i jetës, stresi, mënyra jo e duhur e ushqyerjes dhe mungesa e aktivitetit fizik shpesh reflektojnë në kualitetin e gjumit ose mungesën e tij.

Marketing

Në fakt, shumë njerëz vuajnë nga insomnia (pagjumësia) derisa dihet se mungesa e gjumit ndikon në performancën e funksioneve të përditshme.

Në mënyrë që të keni gjumë të mire dhe të zgjoheni plot energji, fillimisht duhet të relaksoheni dhe të largoni helmet nga trupi juaj.

Prandaj, ju propozojmë këtë smoothie me ngjyrë të gjelbër që përbëhet nga gjashtë ushqime të mrekullueshme.
Përbërësit:

1 trangull
1 pjesë e rrënjës së xhenxhefilit
Lëngu i një limoni
2 kërcej selino
1 mollë e gjelbër
9 kërcej shparguj

Përgatitja:
Vendoseni shpargujt në ujë të ftohtë për pesë minuta. Qëroni trangullin, limonin, mollën dhe preni në copa të holla.
Perimet përzieni me xhenxhefilin dhe kërcejt e selinos, shtoni në blender (mikser elektrik) derisa të krijohet një masë homogjene.

Kjo smoothie që relakson trupin tuaj është më mirë të konsumohet pas drekës, pasi përbërësit e kësaj pije, kështu ndikojnë pozitivisht në shkaqet më të zakonshme të pagjumësisë – tretja jo e mirë, tension i lartë i gjakut dhe stresi.

SHPARGUJT
93 % e përbërjes së shpargut e bën atë një ushqim ideal për shëndetin, madje përpos që është i pasur me vitaminat A, C, K dhe E, është një burim i mirë i fibrave.
Për shkak të bollëkut të acidit folik, efekti i tij qetësues në trup është i njohur në mbarë botën.

SELINO
Mineralet dhe vajrat esenciale në lëngun e selinos kanë një efekt qetësues në sistemin nervor i cili është i dobishëm për të luftuar pagjumësinë.

Nivelet e larta të magnezit, i cili është i bollshëm në selino, ndihmojnë që trupi të çlodhet.

XHENXHEFILI
Erëza gjithnjë e më popullore ka një veti të fortë diuretike (largimin e ujit të tepërt nga trupi) dhe efektin qetësues në tretje, të cilat shpesh janë shqetësime që shkaktojnë gjumë jo të mirë.

Përveç kësaj, xhenxhefili ndihmon në detoksifikimin e trupit (largimin e helmeve).

TRANGULLI
Trangulli edhe pse është popullor në eliminimin e efekteve të stresit dhe lodhjes në lëkurë, po ashtu qetëson trupin për shkak të kaliumit dhe magnezit, të cilat ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Marketing