Në seancën e sotme për rastin “Monstra” ka vazhduar leximi i SMS porosive dhe transkriptet nga bisedat telefonike lidhur me vrasjen e pesëfishtë që ka ndodhur në Liqenin e Smillkovës.
Gjykatësi Ognen Stavrev ka lexuar disa SMS porosi nga ish kryeministri Nikolla Gruevski.
“BDI në të gjitha anët po shpërndanë gënjeshtra për veprimin e MPB-së për vrasjen e pesëfishtë. Kjo po i bën dëm të madh shtetit”, thotë Gruevski.
Në një tjetër porosi Gruevski shkruan:
“Ndonjë organizatë e grave ose KOM-i le t’i replikoj BFI-së. Po i bie se shqiptarkat mund të ruajnë tanke në shtëpi dhe policia nuk mundet asgjë tu bëj ngase janë gra myslimane”, ka shkruar Gruevski me një bashkëbisedues.
Të njëjtin mesazh në disa vende e ridërgon ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska e cila ka shtuar: “Është turp këtë që po na e bëjnë këto kafshë”. /SHENJA/