SMS-porosia e Ruskoskës i hidhëroi gjykatësit

SMS-porosia e shefes së Prokurorisë për krim të organizuar, Vilma Ruskoska se do të ngritë hetim financiar kundër gjykatësve nga Gjykata e Apelit, të cilët sollën vendim që ish-prokurorja speciale Katica Janeva e akuzuar në rastin “Reket” të dalë nga paraburgimi në Shutkë dhe të vuajë arrest shtëpiak, i ka hidhëruar gjykatësit e Apelit.

Marketing

Për gjykatësit veprimi i tillë i Ruskoskës paraqet precedent për sistemin gjyqësor, ndërsa për Këshillin gjyqësor është në kundërshtim me Kodin Etik të prokurorëve publikë.

“Nëse ti me këshillin e keni lëshuar Katicën, ta dish se do ta trazoj gjithë këshillin me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si Ju, asnjëherë nuk do të hymë në BE. Nëse nuk është këshilli juaj, kërkoj falje. Por nëse jeni ju, do ta shihni”, është përmbajtja e SMS-porosisë, siç kumtoi Gjykata e Apelit të cilën prokurorja Ruskoska e ka dërguar deri tek njëri prej anëtarëve të Këshilli penal të Apelit.

Pas kolegjiumit të mbajtur, Gjykata e Apelit publikoi një kumtesë në të cilën shpreh qëndrim se sjellja e Ruskoskës është kërcënim direkt dhe përzierje e ashpër në punën e gjykatës ku prokuroria publike është vetëm palë në procedurë.

Kolegjiumi, siç bënë të ditur në kumtesën e Apelit, ka vlerësuar se dyshimet e thëna të Ruskoskës janë paushalle, të pabaza dhe përzierje e ashpër në punën e gjykatës.

“Sjellja e tillë e paskrupullt e një prokurori publik i cili udhëheq me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, njëkohësisht, paraqet ndikim direkt ndaj rrjedhës së udhëheqjes së procedurave gjyqësore dhe ashpër e dëmton parimin e pavarësisë së gjyqësorit, si segment shumë i rëndësishëm i sundimit të së drejtës, e pikërisht kjo mund të jetë pengesë për anëtarësim të vendit tonë në BE, gjë të cilës i referohet prokurorja. Për atë që lartë përmendet janë njoftuar edhe institucionet përkatëse”, bëhet e ditur në kumtesën e sotme të Gjykatës së Apelit në Shkup.

Pas kësaj u deklarua edhe Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej ku thonë se reagimi i prokurorit publik kompetent në lëndën duhet të kuptohet si shprehje e e zhgënjimit momental, pas informacionit për vendimin e sjellë në lëndën në të cilën pas procedurës parahetimore dhe hetimore dhe aktakuzës së parashtruar, pret zgjidhje gjyqësore.

Si organ i vetëm shtetëror i cili është kompetent për ndjekjen penale dhe kujdeset për ligjshmërinë e përndjekjes penale, prokuroria publike thekson se i respekton vendimet gjyqësore dhe nuk ndërhyn në punën e pushtetit gjyqësor.

“Prokuroria Publike në ushtrimin e funksionit e mbron ligjshmërinë dhe zotohet për respektimin e lirive dhe të të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit, parimin e sundimit të së drejtës dhe në këtë drejtim prokuroria do ta vazhdojë bashkëpunimin me institucionet kompetente dhe organet gjyqësore”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut rreptësisht e dënojnë sjelljen e prokurores publike Ruskoska dhe konsiderojnë se është në kundërshtim me Kodin Etik të prokurorëve publikë.

Nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me dënim të sjelljes së prokurores Ruskoska sepse, thonë, kjo është në kundërshtim me Kodin Etik të prokurorëve publikë.

Edhe Këshilli drejtues i Shoqatës së gjykatësve me dënim më të ashpër për, siç thonë, sulmet ndaj gjyqësisë dhe gjykatësve nga cila do palë. Konsiderojnë se sulmet paraqesin presion direkt ndaj pavarësisë gjatë vendimmarrjes dhe administrimin e drejtësisë.

Kryeministri Zoran Zaev nuk deshi ta komentojë paralajmërimin e djeshëm të prokurores Vilma Ruskoska.

“Nuk komentoj për prokuren Ruskoska. Pribe në raportin e tij thotë se politikanët të shmangin komente për disa procedura të gjykatësve, prokurorëve”, ka thënë Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas promovimit të ueb-platformës “Financa të hapura”.

Nga Gjykata e Apelit thonë se vendimi për Janevën që të shkojë në arrest shtëpiak është sjell për shkak të faktit që procedura hetimore për “Reket” ka përfunduar, ka akuzë, si dhe për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Janeva, siç theksojnë prej atje, ka ndalesë për komunikim me personat e përfshirë në rastin “Reket”, i është marrë pasaporta, i është ndaluar t’i jepet pasaportë e re, ndërsa i është shqiptuar edhe ndalesë për lëshimin e shtetit edhe me letërnjoftim.

Gjykata e Apelit të martën e aprovoi ankesën e Janevës dhe caktoi masë arresti, pas çka ajo e lëshoi “Shutkën” e u nis për në banesën e djalit të saj në afërsi të Klubit të deputetëve. Në arrest shtëpiak nga 24 shtatori është edhe i akuzuari i dytë Zoran Milevski-Kiçaec, ndërsa në burg ka mbetur i akuzuari i parë në rastin “Reket” Bojan Jovanovski.

Seanca e parë gjyqësore për rastin “Reket” në Gjykatën themelore penale Shkup është caktuar për më 3 dhjetor.