Snap prezanton gjeneratën e katërt të syzeve të realitetit të shtuar

Snapchat prezantoi ditën e Enjte syzet e reja të realitetit të shtuar. Janë gjenerata e katërt e Spectacles por të parët që vinë me teknologjinë e realitetit të shtuar të integruar.

CEO i kompanisë Evan Spiegel i prezantoi syzet e reja në evenimentin vjetor Partner Summit duke thënë se ato mund të vendosin objektet dixhitale në botën fizike duke e bërë çdo gjë që duket më reale.

Syzet kanë dy kamera, katër mikrofonë, dy altoparlantë stereo dhe kontrolle me prekje. Ekranet kompania i quan “dual 3D waveguide” dhe përdoruesi i syzeve mund të ndërveprojë me elementët AR.

Marketing

Ato lidhen në mënyrë direkt me lentet AR të Snapchat dhe platformën Lens Studio. Ashtu si Spectacles 3, kompania i pozicionon syzet si një mjet për krijuesit dhe jo përdoruesit e përditshëm të Snapchat.

Spiegel tha se Snap ka testuar syzet me një grup krijuesish dhe artistësh dhe po i ofron përmes uebsajtit por blerësit duhet të bëjnë kërkesë fillimisht.

Ndryshe nga gjenerata e kaluar ato janë më të mëdha se pritet të kushtojnë më shumë sesa Spectacles 3 që shiten aktualisht pë 380 dollarë.

Snap shpreson se syzet do të inspirojnë mënyra të reja të zhvillimit dhe aplikimit të teknologjisë së realitetit të shtuar. /PCWorld Albanian