Snapchat po vijon të rritet e veçanërisht aplikacioni Android ku funksioni Spotlight ka ngjallur interes. Aplikacioni shtoi 15 milionë përdorues gjatë tre mujorit të parë të 2021 duke dërguar në 280 milionë numrin ditor.
Në të vërtetë është hera e parë që një tre mujor Snapchat kishte më shumë përdorues të rinj në Android sesa në iOS.
Opsioni Spotlight tashmë ofrohet në 12 vende të botës dhe 125 milionë përdorues në muaj vetëm gjatë Marsit. Aplikimet për të përdorur këtë funksion janë rritur me 40% në 175 mijë.
Gjithashtu pati rritje të të ardhurave prej 770 milionë dollarë, 66%më shumë sesa vitin e kaluar. /PCWorld Albanian