Snopçe: Ata mund të kenë 100 aktivistë por jo dhe kuvendarë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe deklaroi sot se Ziadin Sela dhe grupi i tij mund të kenë 100 aktivistë dhe mbështetës, përfshi dhe Artan Grubin, por jo 100 kuvendarë.

Marketing

“Ata mund të kenë 100 aktivistë por jo kuvendar, Kuvendar mund të kenë 30. Qëllimi jonë është fisnik, ne qëndrojmë në vijën historike të ASH-së, vija historike e ASH-së është anti BDI, luftë kundër BDI-së, ta thyejmë këtë komunizmin 20 vjeçar, ta përmbysim komunizmin, ta kthejmë demokracinë. Me bashkimin me opozitën shqiptare, mundet BDI-ja dhe e kthejmë shpresën tek popullata shqiptare. Kemi mbështetjen absolute të anëtarësisë’, tha Snopçe.

“Porosia ime është kryesisht ndaj LSDM-së se ne marrëveshje për partneritet kemi bërë me LSDM-në dhe Kovaçevski nuk ka marr urdhër nga ASH-ja por nga një grupo që udhëhiqet nga Artan Grubi”, tha Snopçe. /Alsat.mk

Marketing