Snopçe: BDI e la të cunguar Ligjin e Gjuhëve dhe e dërguan në Komisionin e Venecias

Deputeti i Koalicionit VLEN, Halil Snopçe, në emisionin Daily Click, ka komentuar rreth përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se vet BDI dhe LSDM ka zgjedhur ata gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, sikurse në të gjitha instancat tjera edhe këtu BDI ka pasur ndikim.

Marketing

“Këto ne i dimë edhe historikisht përmes bombave të Zaevit se si komunikonin ministrat me njëri-tjetrin për të zgjedhur gjykatës dhe për të prolonguar procese gjyqësore pasi nuk ishte e përshtatshme në atë moment e kështu me radhë. Pra, ka pasur ndikim të drejtpërdrejt”, ka deklaruar Snopçe.

Ai shtoi se për këto gjëra opinioni e ka të qartë se ka pasur persona të cilat edhe janë dënuar. Snopçe gjithashtu shtoi se pikërisht BDI, çështjen e gjuhës e la të cunguar ashtu dhe me definicion me 20 për qind.

“Ku tani duhet të merremi ne me këtë. Ne kemi Ligj për përdorimin e Gjuhëve dhe jo Ligj për përdorimin e Gjuhës Shqipe. Por ai ligj për përdorimin e Gjuhëve e përkufizon gjuhën shqipe si 20 për qind. Dhe nuk është implementuar, pra ata tre nene kontestuese. Ato e dërguan Gjuhën Shqipe pas iu soll Ligji në Komisionin e Venecias edhe ai komision e komenton si Ligj të pakicave. Pra, ata lejuan që Komisioni Venecias ta përkufizon Gjuhën Shqipe si ligj të pakicave”, ka deklaruar Snopçe.

Ai tha se ata përmendin ende balancerin, derisa në strategjinë e administratës 2024-2030 të gjithë ministrat e BDI-së kanë nënshkruar strategjinë që të hiqet balanceri. Snopçe nënvizoi se asnjë ministër i BDI-së nuk e ka kundërshtuar dhe tani përsëri akuzojnë VLEN-in pse nuk e kanë mbrojtur balancerin derisa ata vet i kanë votuar ata anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Ai pyeti se pse kryetari i Gjykatës Kushtetuese që nga vitit 2019 mbajti në sirtarë iniciativat kundër Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ku kryetar ishte tani deputeti i BDI-së Sali Murat.

“Pikërisht pasi ata e dininë se do të vijë një parti tjetër në pushtet dhe tentuan ta linin barrën dikujt tjetër”, tha Snopçe.  https://www.facebook.com/share/v/15LTStDyWo/

Marketing