Snopçe: ikja e të rinjve pasojë e keqqeverisjeve të kaluara

Halil Snopçe, deputeti i ASH-së dhe kryetari i grupit parlamentar VLEN, i ftuar në emisionin TV24 foli për aktualitetin politik dhe temat e ngritura. Mes tjerash Snopçe foli për eksodin masiv të të rinjve që sipas tij ka ndodhur pikërisht përshkak të keqqeverisjes nga pushtetet e kaluara.

Marketing

“Të rinjtë kanë ikur për shkak masave të këqija të marra nga qeveritë e kaluara. Në vitin 2021 kanë ikur rreth 70.000 qytetarë, ne duhet të angazhohemi në ikjen e trurit. Ky është problemi kryesor në vend, pse të rinjtë po ikin”, tha Halil Snopçe, deputet i VLEN-it.

Ai shtoi tutje se VLEN si pjesë e qeverisë do të jetë përgjegjëse për masat që duhet të ndërmerren në vazhdim për ta zbutur eksodin masiv të të rinjve.

“Kjo kuptohet, fiks për shkak atyre problemeve, që po i evidentojmë këtu. Ne si qeveri duhet të jemi përgjegjës për disa masa të cilat duhet t’i ndërmarrim për t’i përmirësuar punët. Unë jam i kënaqur dhe optimistë se punët do të përmirësohen”, përfundoi Snopçe.

Marketing