Snowden në arrati, por pretendent për Nobel

FILE - In this Nov. 4, 2019, file photo, former U.S. National Security Agency contractor Edward Snowden addresses attendees through video link at the Web Summit technology conference in Lisbon. A judge has ruled on Tuesday, Dec. 17, 2019, that Snowden violated secrecy agreements with the U.S. government that allow it to claim proceeds from a memoir he published. Federal Judge Liam O'Grady ruled that Snowden is liable for breach of contract with the government because he published "Permanent Record,” without submitting it for a pre-publication review. (AP Photo/Armando Franca, File)

Edward Snowden, është një pretendent i mundshëm për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2020. Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, i cili zbuloi mijëra dokumente që përshkruan një program mbikëqyrjeje afatgjatë nga qeveria amerikane, mori azil në Rusi në vitin 2013 pasi u akuzua për spiunazh dhe tradhti nga SHBA.

Marketing

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, është një pretendent i mundshëm për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2020.

37-vjeçari është në arrati nga autoritetet amerikane pasi zbuloi për mediat programet sekrete të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) që përfshijnë postën elektronike dhe të dhënat telefonike të një numri të madh të amerikanëve dhe të huajve.

Si një ish-punonjës i CIA-s dhe kontraktor në NSA, Snowden kopjoi dokumente sekrete në zyrën e NSA në Hawaii dhe nw maj tw 2013 fluturoi për në Hong Kong ku doli publikisht me informacionin. Duke folur në një video, Snowden tha se nuk mund të qëndronte i heshtur për atë që kishte parë. Dy gazetat prestigjioze “The Guardian” dhe “The Washington Post” botuan dokumentet sekrete.

Zbulimet e Snowden se NSA monitoroi postën elektronike dhe të dhënat telefonike të një numri të madh të amerikanëve dhe të huajve dhe një raport që Uashingtoni spiunoi Bashkimin Evropian, shkaktuan zemërim dhe protesta në disa vende të botës.

Pas publikimit tyre, Snowden mori azil në Rusi në vitin 2013, pasi u akuzua për spiunazh dhe tradhti. Leja e tij për të qëndruar në Rusi tani është zgjatur deri në vitin 2020.

Agjencia Reuters vlerëson se 37-vjecari është një nga pretendentët e mundshëm të këtij viti, për Nobelin për Paqe që do të shpallet në Oslo të Premten, 9 Tetor, në Institutin Norvegjez Nobel.